Ti më jep leksion mua? Turp o burrë”! Debat te “Ekonomia”, Shalsi: Mos bëni ironi, e mbyllim tani

Politikë

Ti më jep leksion mua? Turp o burrë”! Debat te

Në komisionin e Ekonomisë dhe Financave sot u diskutua për eurobondin që mori miratimin me votat e dy palëve me vetëm një abstenim. Por gjatë diskutimeve nuk munguan debatet mes palëve, këtë herë jo vetëm mbi vlerën dhe borxhin, por edhe sjelljen. Në replika u përfshinë kryetari i komisionit, Shalsi me deputetin Dashamir Shehi dhe Bujar Leskajn.

Debati në Komisionin e Ekonomisë

Bujar Leskaj: Kisha një kërkesë për ju si kryetar dhe ju, ne dhe ju duhet të vlerësojmë më tepër, edhe ministrja, vlerësimet e zotit Shehi, bazuar në përvojën e tij. Nuk kemi që të kalojmë në situata që mund të kalojnë në debate shterpë.

Eduard Shalsi: Nuk besoj se as Shehi dhe asnjë deputet nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme që edhe kur të mos biem dakord nuk duhet të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Shpreh bindjen që komisioni do të vijojë me profesionalizëm. Nëse dikush do të bëjë ironi, do të qeshë, do të marrë një fjalë nga personi tjetër, atëherë natyrisht…Mua nuk më shqetësojnë debatet, as shpotitë ndonjëherë apo tjetër përsa kohë nuk janë dashakeqëse. Duhet të mësohemi me debatin dhe pikëpamjet e kundërta.

Dashamir Shehi: Po jua kursej kolegëve këtë muhabetin, pasi është e kotë ky moralizimi. Këtu nuk je kryetar i frontit, ne për gjestet tona të pahijshme mbajmë përgjegjësi personale. Unë zonjën e njoh që fëmijë nuk kam ndërmend as ta ofendoj dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kotë, unë mund të qesh edhe kur flet ti. Unë jam 64-vjeç. Kam 30 vite në parlament. Kaq, mos e bëj më. Po më jep ti leksion mua? Turp o burrë. Më tregon mua qeshe, qave.

Eduard Shalsi: Po fare. Fare.

Bujar Leskaj: Nuk kam ndërmend të bëjë avokatin e asnjërit këtu përveç të qytetarëve. Zoti Shehi nuk ka nevojë për avokatinë time, ishte një sugjerim miqësor, nuk ka nevojë për atë koment.

Eduard Shalsi: Në rregull, në rregull, e mbyllim për sot.

 

 

ME TE LEXUARAT