Tre zv.ministra të rinj në Qeverinë "Rama 3", zbardhen emrat

Politikë

Tre zv.ministra të rinj në Qeverinë "Rama 3", zbardhen

Tre zëvendës ministra të rinj jane emeruar si pjesë e qeverisë “Rama 3”, sipas vendimeve të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Denada Seferi është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Enio Civici është emëruar zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vilma Bello është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Seferi u vu në vend të Bardhylka Kospirit, e cila u lirua nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Tetor 2021:

V E N D I M
PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Denada Seferi emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Enio Civici emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

***

V E N D I M
PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vilma Bello emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

ME TE LEXUARAT