U shkatërruan nga tërmeti, Rama ndan pamjet e dy shkollave dhe konviktit të rilindur: Puna vijon!

Politikë

U shkatërruan nga tërmeti, Rama ndan pamjet e dy shkollave dhe

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka treguar se janë rindërtuar dy shkolla, më konkretisht “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras.

Krahas dy shkollave është rehabilituar edhe konvikti i shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem.

Po ashtu, kreu i shtetit njofton se po vijon puna çdo ditë në kantieret që janë ende të hapura që nga koha e tërmetit në nëntor të 2019-ës.

Njoftimi i Ramës:

Dy shkolla të tjera të rilindura “Selman Daci” në Bubq dhe “Arif Halil Sulaj” në Mamurras si dhe godina e re e konviktit të shkollës profesionale “Charles Telford Erikson” në Golem, janë gati sipas standardeve më të mira europiane.


Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura dhe marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti

ME TE LEXUARAT