UNESCO kërkoi ndalimin e punimeve, Margariti: Muri në Gjirokastër, s’ka vlerë historike!

Politikë

UNESCO kërkoi ndalimin e punimeve, Margariti: Muri në

UNESCO kerkoi ndalimin e punimeve ne nje kantier ndertimi ne Gjirokaster, por kjo mesa duket nuk e shqeteson qeverine shqiptare.

Kryeministri Rama, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti panë nga afër punimet në sheshin Çerçizi Topulli, në Gjirokastër.

Transformimi përfshin një parking nëntokësor, që sipas Ramës, “do t’i japë cilësi tjetër zonës historike dhe do të çlirojë zemrën e qytetit nga amullia e makinave të parkuara kuturu”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që një ditë më parë, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s bëri thirrje që të ndërpriten të gjitha punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka deklaruar se muri atje nuk ka vlerë historike.

Ministrja Margariti tha se ndërtimi u studiua dhe arkeologët dolën në përfundimin që nuk ka asnjë vlerë historike.

“Ky është edhe muri që krijoi edhe në aspektin mediatik debat por që tashmë është studiuar gjërësisht.

Është i njëjti mur që gjejmë në pjesën e pasme dhe ka treguar se nuk ka vlera historike. Megjithatë është dokumentuar si pjesë e historikut të të gjithë sheshit,”-tha ajo.

ME TE LEXUARAT