VIDEO/ Gafa e Berishës para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit..

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani. Gjatë fjalës së tij, Berisha po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, i cili e përshkruante ngjarjen si një akt të rëndë dhe kriminal. Por, gjatë leximit të mesazhit, Berisha bëri një gafë kur e quajti Gilmando Danin “krahun e djathtë” të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që ai nënkuptonte ish-ministrin e Brendshëm të qeverisë socialiste, Ervin Hoxha.
"Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes”, tha Berisha.“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes”, tha Berisha.