Votimi nga Diaspora, Rama: Ne e mbajtëm fjalën! Tani u takon ju ta përdorni votën tuaj!
Lajmifundit
/
15 Prill 2025, 20:34
Politikë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një postim në Facebook, në lidhje me nisjen sot të votimit nga diaspora.
Rama shprehet se qeveria e mbajti fjalën dhe se tani u takon shqiptarëve të diasporës që ta përdorin votën e tyre.
"VOTA E DIASPORËS KA HYRË PËRFUNDIMISHT NË JETËN TONË DEMOKRATIKE
Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!", shprehet Rama.