Vrasja e Demir Backës në Fier dhe grabitja e biznesmenit në Nikël, Meta: Kërcënim serioz për rendin e sigurinë e jetës

Politikë

Vrasja e Demir Backës në Fier dhe grabitja e biznesmenit në

'Ngjarje të rënda që përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e jetës e pronës në vend', kështu i ka konsideruar Presidenti Ilir Meta ngjarjet e fundit të ndodhura në vend, ekzekutimin e Demir Backa mbrëmjen e së shtunës dhe grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në orë e para të mëngjesit të së dielës.

Me një postim në Facebook, Meta shkruan se këto ngjarje përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë e jetës e pronës në vend.

Ai i bën thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ të Shtetit që të bashkëpunojnë për të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale", shkruan Meta.

Në pak orë diferencë dy ngjarje të rënda ndodhën në vend, një ishte vrasja e Fier e Demir Buckës pranë një qendre tregtare, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi  nga dy autorë me një mjet në lëvizje. Pista e hakmarrjes dhe konfliktet që mund të kenë sjellë prishje të ekuilibrave me personat me influencë në Fier, dyshohet se kanë qenë dhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Po ashtu gjatë orëve të para të mëngjesit në Fushë Krujë, 10 persona të armatosur dhe me maska kanë dhunuar biznesmenin Nazmi Çungu dhe i kanë vjedhur atij para cash dhe sende të çmuara që kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove.

 

 

ME TE LEXUARAT