Yuri Kim: Ata që thonë se janë habitur nga shpallja "Non Grata" e Berishës, s'janë të sinqertë

Politikë

Yuri Kim: Ata që thonë se janë habitur nga shpallja "Non

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim komenton në një intervistë për Zërin e Amerikës, zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, pas vendimit të kryetarit demokrat Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit palamentar ish-drejtuesin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Zonja Kim flet gjithashtu dhe për pritshmëritë ndaj qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të tretë, Reformën në Drejtësi apo dhe rolin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka folur për Zërin e Amerikës në lidhje me shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një pjesë të intervistës të shpërndarë nga VOA, Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme. Kim shton se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

“Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim.

Intervista e plotë e ambasadores do të transmetohet në orën 18:00.

ME TE LEXUARAT