Wanda tha se i shkatërroi martesën, reagon aktorja: Nuk e kam nxitur Icardin, as nuk e kam provokuar

Showbiz

Wanda tha se i shkatërroi martesën, reagon aktorja: Nuk e kam nxitur

China Suarez ka reaguar pas akuzave të Wandës, se i ka dërguar foto intime bashkëshortit të saj, Mauro Icardi. Pikërisht ky ishte shkaku pse çifti u nda, por u ribashkua pas 1 dite. Në mënyrë ironike episodi filloi kur Icardi kërkoi të shihte mesazhet private të gruas së tij, pasi ai ishte i shqetësuar për diçka vetë.

Situata pastaj u përmbys kur ajo ra dakord me kushtin që ajo të mund të shihte të tijin, dhe këtu ajo zbuloi mesazhin që supozohej të ishte me China Suarez. Së fundmi, aktorja ka thyer heshtjen dhe ka dhënë versionin e saj të historisë përmes një postimi në Instagram.

“Unë po e shkruaj këtë për të ndalur gënjeshtrat, dhunën dhe shikimet shtrembër në ndërtimin e një historie të manipuluar për të bërë të kaloj edhe një herë, si cjapi te kasapi. Është e lehtë të më bësh të ndihem keq duke mi kaluar mua përgjegjësitë. Çmimi i mbrojtjes së imazhit të një familjeje paguhet nga unë, jo nga ai që bërë gabimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Wanda tha se i shkatërroi martesën, reagon aktorja: Nuk e kam nxitur

Kështu të gjitha janë në rregull. Çdokush që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës dhe karrierës sime përsonale do të paditet për riprodhimin e informacionit të rremë. Ajo që ndodhi nuk është një situatë që e kam filluar unë, as nuk e kam nxitur, as provokuar. Unë jam lidhur me burra sepse i kam besuar ato që kanë thënë, se ata ishin të ndarë ose do të ndaheshin së shpejti,” përfundon ajo. /iconstyle

ME TE LEXUARAT