“Baby Shark” hyn në historinë e You Tube, e para që arrin 10 miliardë shikime

Showbiz

“Baby Shark” hyn në historinë e You Tube, e para që

Kënga e dashur nga fëmijët, “Baby Shark” ka bërë historinë, duke arritur plot 10 miliardë shikime në YouTube.

Jo vetëm se është videoja më e shikuar, një rekord që e regjistroi në nëntor 2020, por tani është e vetmja video në YouTube që ka arritur 10 miliardë shikime, konfirmoi YouTube për CNN.

Kënga për fëmijë, e krijuar nga kompania e Koresë së Jugut, Pinkfong, dhe performuar nga këngëtari koreano-amerikan Hope Segoine, u publikua më 2016 dhe u bë virale në Azi dhe në Amerikë më 2019. Që nga atëherë, kënga është trasmetuar nëpër televizionet e mëdha botërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të festuar këtë arritje, kompania Pinkfong ka ftuar fëmijët në të gjithë botën që të shpërndajnë “momentet e tyre të vallëzimit Baby Shark”.

ME TE LEXUARAT