Bieta Sulo nuk i mban dot lotët, çfarë e preku moderatoren live në emision

Showbiz

Bieta Sulo nuk i mban dot lotët, çfarë e preku moderatoren live

Aktori dhe autori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, ka kaluar një nga betejat më të vështira me Covid-19. Ai është infektuar dy herë me virusin e rrezikshëm, që po e mban peng prej gati 5 muajsh. Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për emisionin “Ftesë në 5” përballë Bieta Sulos, Lajçi u shpreh se disa nga simptomat e sëmundjes së tij ishin ethe, temperaturë 40 dhe niveli i oksigjenit i ka shkuar deri në 50%.

Aktori u shpreh se këto simptoma e kanë shoqëruar gjatë shumë netëve, kur siç ai e përshkroi mendonte edhe vdekjen. Ndër të tjera ai tha se nëse do të ndahej nga jeta pengu i tij më i madh do të mbetej fakti që s’ka mundur të vizitojë varrin e vajzës së ndjerë, Bubulinës, prej 5 muajsh.


Ai lexoi edhe disa vargje, në mes të të cilave fajësonte veten dhe përpiqej të gjente ngushëllim për sëmundjen. Teksa ishte duke lexuar ai nuk mundi të mbante lotët dhe bashkë me të as Bieta Sulo, e cila u prek shumë nga gjithë rrëfimi i artistit.

“Jam mësuar të shkoj së paku 2 herë në javë atje. Sepse kur e varrosa e kisha të vetmin motivacion që të jetë afër Bjeshkëve të cilat qeveria e Ramush Haradinaj ia fali Malit të Zi”, tha ndër të tjera mes lotësh aktori.
Vajza e vetme e Çun Lajçit, ka humbur jetën rreth 4 vite më parë.

ME TE LEXUARAT