"Big Brother" ndëshkon banorët: Bëni gati valixhet

Showbiz

"Big Brother" ndëshkon banorët: Bëni gati valixhet

Ashtu sikundër çdo shtëpi, dhe ajo e Big Brother ka rregullat e veta. Ato janë të qarta dhe asnjë nga banorët nuk duhet që t’i thyejë pasi në të kundërt merren masat e nevojshme.

Por banorët VIP kanë shkelur rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun.Personazhet VIP kanë fikur herë pas here mikrofonin apo i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit për të mos i dëgjuar askush, mirëpo ky veprim do të dënohet.

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkuar një zarf, të cilin e ka lexuar Sheila.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Banorë, në fillim të programit jeni paralajmëruar se nëse do të vazhdoni të thyeni rregullat, do të penalizoheni. Disa prej jush kanë fikur me qëllim mikrofonin dhe kanë folur duke pëshpëritur, duke thyer kështu rregullin numër një të Big Brother, që është transparenca me publikun. Prandaj, vëllai i madh ka vendosur që ditën e martë t’ju penalizojë të gjithëve. Bëni gati valixhet të gjithë”, është shkruar në zarf.

ME TE LEXUARAT