Britney Spears ndërmerr hapin e madh kundër babait të saj

Showbiz

Britney Spears ndërmerr hapin e madh kundër babait të saj

Këngëtarja Britney Spears më në fund ka vendosur që të heqë babanë nga detyra si kujdestar i saj.

Avokati i Spears, Rosnegart paraqiti një kërkesë në gjykatë për të hequr të hequr babain e saj si kujdestar dhe për ta zëvendësuar me Jason Rubin, një llogaritar i autorizuar në Certified Strategies Inc, për të menaxhuar pasurinë e saj, e cila vlen 58 milion dollarë.

“Znj. Spears parashtron me respekt se Gjykata duhet të emërojë të nominuarin e saj, është një preferncë inteligjente dhe objektive për të nominuar një person të kualifikuar, profesionalisht i besuar në këto rrethana. Për më tepër, znj. Spears pohon me respekt se duke pasur parasysh njohjen e Gjykatës në 14 korrik 2021, duke dëgjuar se znj. Spears ka kapacitet të mjaftueshëm për të zgjedhur avokatin e saj ligjor, ajo gjithashtu ka kapacitet të mjaftueshëm për të bërë këtë nominim”, -thuhet në kerkësen e dërguar në gjykatë.

Sipas një burimi, takimi i fundit për të pritur vendimin përfundimtar është caktuar në datën 13 Dhjetor.

ME TE LEXUARAT