Dasma e shumëpritur në Big Brother Vip, REAGIMI epik i Xum Allushit pasi Egli i tha “po” Gjestit

Showbiz

Dasma e shumëpritur në Big Brother Vip, REAGIMI epik i Xum Allushit

Mbrëmjen e djeshme Gjesti dhe Egli “kurorëzuan” lidhjen e tyre në martesë. Dasma e shumëpritur tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Publiku ishte “sy e veshë” nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërkohë që gëzuan nga ekrani për Gjestin dhe Eglin.

Por, përveçse urimeve, ka pasur dhe “kunja” e këto të fundit janë hedhur pikërisht nga Xumi Allushi, i cili më herët ka shprehur hapur pëlqimin e tij ndaj Eglit.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Xumi ka postuar një foto nga filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku shfaqen personazhet si Gjino dhe Marigoja.

Pas këtij postimi të gjithë mendojnë njësoj, që ky reagim është një “kunjë” për çiftin e sapomartuar Gjestin dhe Eglin të cilët ashtu sikurse dhe “Gjinua me Marigonë” kanë diferencë moshe.

Dasma e shumëpritur në Big Brother Vip, REAGIMI epik i Xum Allushit

ME TE LEXUARAT