Dikur në një lidhje, Dua Lipa përqafohet me Ledri Vulën (FOTO)

Showbiz

Dikur në një lidhje, Dua Lipa përqafohet me Ledri Vulën

Javën e kaluar për katër netë me radhë në parkun e Gërmisë në Prishtinë u mbajt festivali “Sunny Hill” ku performuan artistë të ndryshëm, shkruan Express.

Ndër artistët që performuan ishte edhe Ledri Vula, i cili para disa vitesh ishte në lidhje dashurie me këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën.

Së fundmi në rrjete sociale është publikuar një foto e dyshes, ku shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin teksa bisedojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë që para pak kohësh, gruaja e Ledrit, blogerja Sara Hoxha kishte folur rreth komenteve që shpeshherë i bëjnë ndjekësit për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin

“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar, edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, ishte shprehur Sara.

ME TE LEXUARAT