Festoi ditëlindjen, ja çfarë dhurate mori JLo nga Ben Affleck

Showbiz

Festoi ditëlindjen, ja çfarë dhurate mori JLo nga Ben Affleck

Jennifer Lopez së fundmi festoi ditëlindjen me një udhëtim super romantik me partnerin e saj Ben Affleck.

Dyshja u pa të udhëtonin në një jaht luksoz në Francë ku kanë festuar në privatësi të plotë.

Jennifer publikoi në Intagram disa foto me bikini, teksa i kishte shoqëruar me bizhuteri të cilat sipas drejtoreshës së "Foundrae", janë dhuratë e personalizuar nga Ben për ditëlindjen e këngëtares.

“Me bizhuteritë e personalizuara që Ben zgjodhi për Jennifer, qartësisht tregon dashurinë e tyre, por është edhe një rikujtim për aftësinë që ata kanë për të ndryshuar dhe për t’u rritur. Për shembull, një nga medaljonët që ai zgjodhi përfaqëson qëndrueshmëri, të cilën ne e përshkruajmë si të egër dhe të bollshme.

Festoi ditëlindjen, ja çfarë dhurate mori JLo nga Ben Affleck

Lulet janë ushqyer me pasion dhe vazhdojnë të lulëzojnë, edhe në errësirë, kundër fatkeqësive. Por ne nuk mund t’i ndajmë lulet nga gjembat. Gjembi është risku që ne marrim përsipër për diçka që duam, për të jetuar jetën plotësisht pa rezerva”, tregoi ajo.

ME TE LEXUARAT