Foto/ Kush është e partnerja e re e djalit të Jozefina Topallit, volejbollistja dhe ish-Miss Shqipëria

Showbiz

Foto/ Kush është e partnerja e re e djalit të Jozefina Topallit,

Zbulohet e dashura e djalit të ish-kryeparlametares Jozefina Topalli. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Sindi Marina, ish miss Univers Albania, por edhe volejbollistja që luan në SHBA me skuadrën “Duke University”.

Genari u fotografua nga “Paparazzi” në një restorant në Vlorë ku me siguri kanë shkuar për pushime.

Foto/ Kush është e partnerja e re e djalit të Jozefina Topallit,

Lajmin se djali i ish-kryeparlamentares Topalli u pa ne nje restorant ne Vlore nën shoqërin e një vajze bionde, fillimisht u publikua nga “Panorama Plus” dhe me pas u verifikua që ajo ishte Sindi Marina.

PO KUSH ESHTE SINDI MARINA

Sindi Marina është bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në Miss Universe 2019”, që u mbajt në SHBA.

Foto/ Kush është e partnerja e re e djalit të Jozefina Topallit,

Shqiptarja e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sind Marina, është volejbolliste e suksesshme përtej oqeanit Atlantik, por që kurrë nuk i harroi rrënjët e familjes së saj. Biondina tashmë disa herë ka veshur fanellën e kombëtares shqiptare, ku është paraqitur me sukses duke fituar medaljen e bronztë në një turne.

Foto/ Kush është e partnerja e re e djalit të Jozefina Topallit,

HISTORIA ME EVA MURATIN

Djali i Jozefina Topallit me parë ka pasur një histori me moderatoren Eva Murati.

Një vajzë shumë e re kur filloi karrierën në televizion si moderatore, Eva Murati nuk ka ngurruar të flasë dhe të ndajë në rrjete sociale foto me të dashurin e saj. Ajo ka rrëfyer se është njohur me Genarin kur ka qenë 15 vjeçe dhe nuk ka tentuar asnjëherë që t’i fshehë diçka nga jeta e saj, familjes.

Në vitin 2019, pikërisht rreth një vit pasi “Panroama plus” tregoi se çifti me shumë gjasa mund të jetë ndarë, Eva vendosi në “Facebook” statusin “Në një lidhje”, gjë që na la të kuptojmë se ajo i është rikthyer marrëdhënies së saj mbi gjashtëvjeçare me Genarin.

Por pikërisht në atë kohë, Genari diplomohet në një universitet në Milano, event ku morën pjesë prindërit dhe motra e tij, ndërkohë që binte në sy mungesa e Evës.

I pyetur nga “Panorama Plus” nëse janë ndarë apo janë bashkë, Genar Topalli tha se kjo nuk ka ndonjë rëndësi për mediat pasi ai ishte thjesht një student dhe jo një person publik.

Eva tashmë kishte fshirë nga rrjetet sociale fotot e saj me të dashurin, të cilat nuk ishin pak, sepse ajo ndante mjaft momente të lumtura me të dashurin, për ndjekësit e saj. Tashmë, heshtja konfirmoi ndarjen, ndërkohë që duket se Evës po i ecën mjaft mirë karriera profesionale.

ME TE LEXUARAT