Fotoja e Kiarës që ‘futi në sherr’ disa ish-banorë të BB VIP: Ronaldos edhe...

Showbiz

Fotoja e Kiarës që ‘futi në sherr’ disa

Kiara Tito ka postuar dje një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, Luiz Ejlli.

“Zarf i zi apo i kuq”, ka shkruar ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, duke u bazuar në veshjen që kishin zgjedhur për eventin ku morën pjesë.

Kjo frazë e BBV e përdorur nga moderatorja bëri që në seksionin e komenteve të përfshihen edhe disa ish-banorë të tjerë duke thumbuar njëri-tjetrin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka qenë Ronaldo Sharka i cili ka komentuar “Zarfi i Nitës me avantazh”, duke iu referuar eliminimit të tij si rrjedhojë e nominimit të këngëtares.

Nga ana tjetër, Nita është përgjigjur menjëherë, duke thënë:

“Ronaldos edhe zarfi i kuq i duket i zi, i bie terri syve”.

E si për ta përfunduar, ka qenë fituesi i këtij edicioni të BB VIP, Luizi i cili sërish ka bërë një referencë të nominimeve, duke thënë: “Rrini urtë, se e fillova zinxhirin”.

ME TE LEXUARAT