I erdhi fundi beqarisë, Rudina Dembacaj zbulon datën e dasmës

Showbiz

I erdhi fundi beqarisë, Rudina Dembacaj zbulon datën e dasmës

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do i japin fund beqarisë më 1 tetor, 2021. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja e humorit, përmes një story në Instagram. Ajo ka publikuar ftesën e dasmës, ku tregon datën e dasmës dhe detaje lidhur me kodin e veshjes.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën!

Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I erdhi fundi beqarisë, Rudina Dembacaj zbulon datën e dasmës

Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.

I erdhi fundi beqarisë, Rudina Dembacaj zbulon datën e dasmës

Gjithashtu, ajo ka treguar se kodi i veshjeve për femrat është fustan mbrëmje, ndërsa për meshkujt, kostum klasik. Çifti është bashkë prej disa vitesh tashmë.

ME TE LEXUARAT