Iu bënë gabimisht 6 doza Pfizer, 23-vjeçarja: Kam frikë dhe jam shumë rëndë, pi…

Showbiz

Iu bënë gabimisht 6 doza Pfizer, 23-vjeçarja: Kam frikë

Virginia është vajza që ka marrë më shumë doza vaksine anti-Covid në Itali, e ndoshta në të gjithë botën.

Nuk është aspak një lajm i mirë pasi ajo gabimisht ka marrë 6 doza vaksine, ndërkohë që është e rekomandueshme që të bëhen 2, me diferencë një muaj. Vetëm së fundmi po diskutohet mundësia për një dozë të tretë pasi virusi po konsiderohet shumë agresiv.

Më 9 maj në spitalin “Noa” në Massa, asaj iu injektuan gabimisht gjashtë doza Pfizer. Tashmë ajo jeton një makth për tre muaj. Ajo ka thënë për mediat se pi çdo ditë 7 litra ujë, por sërish ndihet e dehidratuar. Virginia Grilli ka mbaruar universitetin për psikologji dhe studion master në Universitetin e Pizës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur për median Corriere della Sera se ka frikë mos nuk do të ketë mundësinë të vazhdojë universitetin. Ajo ka thënë se vaksina duhet bërë nga të gjithë pavarësisht incidentit që ndodhi me të, që e ka bërë të mos ndihet moirë fizikisht.

Nuk jam mirë. Jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht. Më duket se po jetoj në botën kuantike ku mbretëron pasiguria. Po kaloj një periudhë shqetësimesh fizike dhe psikologjike, kam bërë shumë ditë në spital. Më duhet t’i nënshtrohem kontrolleve të vazhdueshme neurologjike, kardiake, imunologjike dhe psikologjike.

Mund të kem një ndryshim të sistemit imunitar. Kam humbur peshë, askush nuk mund të më tregojë kur do të jem përsëri mirë. Ata më thanë se mbidozimi i vaksinës do ta anulonte vetë vaksinën dhe për këtë arsye nuk do të kisha antitrupa. Përkundrazi, antitrupat u rritën dy muaj e gjysmë pas injeksionit. Kam vlera që tejkalojnë 60 herë pragun e vaksinimit normal me dy doza”, ka thënë ajo, ndërsa shprehet se tashmë nuk mund të sigurojë as pasaportën e gjelbër.

“Askush nuk merr përsipër përgjegjësinë e lëshimit të saj, pasi unë jam një rast unik. Nëse nuk e marr pasaportën unë do të padis rajonin e Toskanës dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Pa çertifikim në shtator, nuk mund të shkoh në universitet, të marr provime apo edhe të marr pjesë në praktikën kurrikulare që më është dashur ta ndërpres dhe është e detyrueshme për gradën master”, ka treguar 23-vjeçarja për mediat vendase.

ME TE LEXUARAT