Këngëtarja e njohur poston foton tronditëse, zbulon si e transformoi alkooli: “Isha e shkatërruar, sistemi imunitar po dështonte“

Showbiz

Këngëtarja e njohur poston foton tronditëse, zbulon si e

Pak ditë më parë, Michelle Heaton, vendosi që të rrëfente për herë të parë varësinë e saj nga alkooli. Ajo tregoi historinë e saj të “errët” në “Dita Ndërkombëtare e të qenit Esëll”.

Këngëtarja e njohur postoi disa fotografi ku zbulonte se gjendja e saj kishte qenë aq serioze, sa i kishin mbetur vetëm pak ditë jetë.

42-vjeçarja kishte bashkuar dy foto të ndryshme, njëra e shkrepur 20 javë më parë dhe tjera ishte aktuale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo fotografi nuk është për t’u shokuar, ishte realiteti im! 20 javë më parë, unë isha e shkatërruar, sistemi imunitar po dështonte. Tek e dyta jam sot, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Në Ditën Ndërkombëtare të të qenit Esëll duhet të rrisim ndërgjegjësimin mbi varësinë”, shkruan në statusin e saj Michelle.

Këngëtarja vendosi që të bënte publike historinë e saj, në mënyrë që të inkurajonte brezat e rinj që t’i thonë jo alkoolit. Ajo jep një mesazh për ta, duke u thënë që të shijojnë jetën pa ndihmën e pijes.

Michelle Hetaton zbulon gjithashtu se ka marrë ndihmë profesionale që të dilte nga ajo që po i merrte jetën. Tashmë ajo ka mbi 100 ditë që nuk ka pirë alkool”.

“Hapi më i vështirë është të pranosh që ke një problem. Tre muaj më parë isha në derën e vdekjes, më kishin dhënë vetëm disa ditë jetë. Isha shumë ë sëmurë, kisha humbur aq shumë peshë. Lëkura ime ishte e tejdukshme, barku im ishte shumë i fryrë dhe shumë i fortë. Dhe doja të pija më shumë dhe më shumë. Më doli jashtë kontrollit dhe nuk po më lejonte të bëja më asgjë”, rrëfen Michelle.

ME TE LEXUARAT