“Ktu te komisariati”, vajzat publikojnë video nga qelitë, tallen me efektivët e policisë shqiptare

Showbiz

“Ktu te komisariati”, vajzat publikojnë video nga qelitë,

Disa vajza të cilat janë shoqëruar në komisariat, kanë menduar që të bëjnë video duke u tallur me efektivët e policisë që ishin prezentë në qelitë e paraburgimit.

Në pamjet që janë publikuar, shihet që vajzat janë lënë të kenë telefon gjë që është jashtë rregullave për personat të cilët arrestohen dhe mbahen në qelitë e paraburgimit. Për më tepër ajo çfarë, bie më shumë në sy është fakti se vajzat tallen me punonjësit e policisë dhe këtë gjë e kanë theksuar edhe në video.

“Këtu te komisariati…”- dëgjohen të thonë vajzat, fjalët e të cilave nuk kuptohen mirë. Por, që sipas JOQ, vajzat në fjalë nuk kanë ngurruar as të ofendojnë efektivët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

“Përshëndetje JOQ, shiko si tallen gocat brenda në komisariat me policinë. Bëjnë video, story dhe shajnë, me telefon brenda,”- shkruan personi që ka dërguar videon në redaksinë në fjalë.

ME TE LEXUARAT