Një tjetër sukses, stilisti shqiptar vesh edhe Kylie Jenner

Showbiz

Një tjetër sukses, stilisti shqiptar vesh edhe Kylie Jenner

Për më shumë se një vit, Valdrin Sahiti e ka mbajtur të fshehtë që ka punuar me Kylie Jenner.

Miliarderja 24-vjeçare lançoi së fundmi linjën e saj të produkteve për fëmijë, KylieBaby. Në videon promovuese, Kylie shfaqet me të bijën Stormin, dhe një prej veshjeve në klip, është krijim i stilistit shqiptar.

Një tjetër sukses, stilisti shqiptar vesh edhe Kylie Jenner

“Muza @kyliejenner. Zyrtarisht VSLOVER”, ka shkruar Valdrini. Bashkëpunimi me Kylie Jenner shënon një tjetër sukses në karrierën e Sahitit.

Kjo nuk është hera e parë që stilisti ka punuar me emra të njohur. Bebe Rexha, Yung Miami, Kelly Rowland dhe Winnie Harlow janë ndër yjet që janë mahnitur nga krijimet e stilistit nga Kosova.

ME TE LEXUARAT