Pas tre vitesh, Elon Musk ndahet nga e dashura e tij këngëtare

Showbiz

Pas tre vitesh, Elon Musk ndahet nga e dashura e tij këngëtare

Elon Musk dhe këngëtarja kanadeze Grimes janë ndarë pas tre vitesh bashkë, shkruan rrjeti Page Six në New York.

Miliarderi themelues i grupit hapësinor SpaceX konfirmoi se ishin “gjysmë të ndarë” me këngëtaren, por mbeten miq dhe do të vazhdojnë prindërimin e djalit të tyre 1-vjeçar, të cilit i kanë vënë emrin e mistershëm ‘X Æ A-Xii Musk.

“Ne jemi gjysmë të ndarë por e duam njëri tjetrin, shihemi shpesh dhe shkojmë mirë”, është përgjigjur Musk ndaj interesit të mediave.

“Prej punës time me SpaceX e Tesla duhet të qëndroj kryesisht në Texas ose të udhëtoj jashtë vendit, ndërsa puna e saj është kryesisht në Los Angeles. Tani ajo është me mua dhe Baby X në dhomën ngjitur.”

Musk e Grimes kishin nisur të shoqëroheshin prej vitit 2018 ndërsa në maj 2020 pritën djalin e tyre.

Herën e fundit ata u panë bashkë në mbrëmjen e Met Gala, ku 33 vjeçarja Grimes, hyri vetëm në tapetin e kuq, ndërsa 50 vjeçari Musk u bashkua me të pas hyrjes.

Pas ceremonisë së Met Gala, Musk organizoi një festë private në barin Zero Bond, ku qëndroi bashkë me Grimes, dhe dyshja u larguan bashkë nga New York të nesërmen.

Artistja Grimes është duke regjistruar një program në rrjetin Fox “Alter Ego,” ku është në rolin e gjykatëses.

Musk ka qenë më parë i martuar me autoren Justine Wilson, me të cilën ka pesë djem: binjakët Griffin e Xavier, 17 vjeç, dhe trinjakët Damian, Saxon e Kai, 15 vjeç.

Ai ka qenë gjithashtu i martuar dy herë me aktoren e serialit “Westëorld” Talulah Riley, në fillim në 2010 dhe u divorcuan në 2012. Ata u martuan përsëri në 2013 dhe divorcuan përsëri në 2016.

Milioneri është shoqëruar gjithashtu me aktoren Amber Heard pas dhe gjatë marteses së saj me  Johnny Depp.

ME TE LEXUARAT