Po kalonte në rrugë, 69-vjeçarja në Shkodër plagoset me armë gjahu nga fqinji

Showbiz

Po kalonte në rrugë, 69-vjeçarja në Shkodër plagoset

Një 69-vjeçare është plagosur me armë gjahu në Shkodër, teksa kalonte në rrugë. Dyshohet  se shtetësia me iniciale F.Gj., është plagosur në këmbë nga një saçmë fisheku nga fqinji i saj.

Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.


Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Malësi e Madhe, Shkodër

Mesditën e sotme, shtetasja F. Gj., 69 vjeçe, banuese në fshatin Marshejë, është dëmtuar lehtë, në këmbë, dyshohet me një saçme fisheku arme gjahu. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç. 69-vjeçarja ka  marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

ME TE LEXUARAT