Rikthimi i Eglit në BBV, Niko Komani: E ka nga njerëzit e saj të afërt, ajo ka akoma ndjenja për Gjestin
I ftuar në emisionin "Pardon My French", Niko Komani ka ndarë mendimin e tij për situatat dhe lojën e banorëve të "Big Brother VIP". Gjatë diskutimit me Jonidën, Lein dhe Arbrin, ata diskutuan veçanërisht për rikthimin e Eglit në lojë dhe marrëdhënien mes saj dhe Gjestit.
Niko shprehu se i pëlqen shumë si lojtare Eglia, duke theksuar se ajo ka treguar forcë dhe luftë, e njohur nga jashtë si një vajzë e vendosur. Përsa i përket rikthimit të banorëve në lojë, ai tha se ndoshta nuk është e drejtë, por nëse rregullat e lejojnë, atëherë është pjesë e lojës. Ai theksoi se për të, do të ishte më mirë të kishim lojtarë të rinj dhe jo rikthime.
Kur u pyet nëse mendon se Egli ka ende ndjenja të forta për Gjestin, Niko u shpreh se nuk mund të flasë shumë për këtë, por theksoi se ajo ende ndjen diçka dhe ka pasur vështirësi me rikthimin. Ai shtoi se ka informacion nga njerëz të afërt të saj që konfirmojnë këtë.
Mbi humbjen e ndjekësve, Niko e konsideroi një veprim të paarsyeshëm, duke e cilësuar si një reagim hakmarrës. Ai rikujtoi një situatë të ngjashme me Kiarën, që kishte ndodhur gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP, kur ajo e kaloi shumë shpejt një moment të tillë. Niko përmendi se fenomeni i Kiares ishte një nga më të veçantët, pasi ajo arriti të rimerrte ndjekësit e saj pas një periudhe të shkurtër.