Samanta Karavella ndahet nga partneri? Postimet që ngritën dyshime në rrjet

Showbiz

Samanta Karavella ndahet nga partneri? Postimet që ngritën dyshime

Samanta Karavella është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi postimet e saj më të fundit në TikTok kanë ngritur dyshime për një krizë të mundshme në jetën sentimentale.

Edhe pse artistja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike, ndjekësit kanë nisur të aludojnë se lidhja e saj mund të ketë marrë fund. Shkak u bë një video e publikuar së fundmi, ku këngëtarja shfaqet mjaft elegante dhe plot stil, ndërsa vëmendjen më të madhe e mori mbishkrimi: “Nuri i ndarjes”.

Ky detaj u interpretua menjëherë nga fansat si një mesazh i fshehtë që mund të lidhet me një ndarje të mundshme nga partneri i saj.

Situata u bë edhe më interesante pasi videoja shoqërohej me frazën: “Revenge glow up. Vajza, duhet të shoh videot tuaja”, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një periudhë jo të lehtë personale për këngëtaren.

Në një tjetër postim që u bë viral, Samanta Karavella shkroi: “Kur ata mendojnë që po i këndon ish-it, ndërkohë unë…”, duke nxitur reagime të shumta dhe teori të ndryshme nga ndjekësit.

Kujtojmë se në prill të vitit 2025, artistja u bë nënë për herë të parë, duke mirëpritur vajzën e saj, Gia Rose, ndërsa prej kohësh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerin e saj.

Deri tani, këngëtarja ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, duke i lënë të gjitha në kuadrin e aludimeve të fansave.

Samanta Karavella ndahet nga partneri? Postimet që ngritën dyshime

Samanta Karavella ndahet nga partneri? Postimet që ngritën dyshime

 

ME TE LEXUARAT