Sipas numrit të padive, Diddy ka abuzuar seksualisht me më shumë se 100 persona!
Më shumë se 100 persona kanë paditur reperin e famshëm, Sean ‘Diddy’ Combsm për sulm seksual, përdhunim dhe shfrytëzim seksual.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar për mediat e huaja avokati amerikan, Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë personat që pretendojnë se P Diddy i ka shfrytëzuar dhe abuzuar seksualisht me ta.
“Kjo është një çështje e rëndësishme që ne synojmë ta ndjekim në mënyrë agresive. Ne nuk do të lëmë pa lëvizur për të gjetur të gjitha palët potencialisht përgjegjëse, duke përfshirë çdo individ, që mori pjesë ose përfitoi nga kjo sjellje e egër”, tha Buzbee.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pretendimet e supozuara të diskutuara në konferencë, duke përfshirë burra dhe gra nga mosha 9 deri në 38 vjeç, filluan në fillim të viteve 2000. Rikujtojmë që Diddy momentalisht gjendet përballë akuzave për trafik seksual dhe shantazh që përfshihen në një padi federale që pretendon se ai gjithashtu mori pjesë në rrëmbim, punë të detyruar, ryshfet dhe krime të tjera. Megjithatë, ai i mohon të gjitha akuzat për këto krime.