“Të verbrës që iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mrekullitë që ka parë me sytë e tij në Kishën e Laçit

Showbiz

“Të verbrës që iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen

Prifti françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer disa mrekulli që ka parë me sytë e tij të ndodhin në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Ai ka rrëfyer se si një grua në gjendje jo të mirë mendore, u shërua plotësisht pas lutjeve të familjarëve. Një tjetër rast që ai rrëfen është rikthimi i shikimit të një gruaja që jeton ende sot, e cila ishte totalisht e verbër.

Pjesë nga biseda:

Jaku: Më kujtohet një vajzë që kishte kaluar nga mendja, ishte krejt jashtë orbite. Kur e sollën të afërmit e saj për disa të marta rresht, janë lutur për shëndetin e saj. Unë e kam parë me sytë e mi, ajo hante gurë, dhe. Pastaj në momentin që është shëruar është bërë shumë mirë.

E kam parë tani vonë ishte bërë me djalë, dhe ishin të dy shumë mirë. E kam parë me sytë e mi si të sëmurë e kam parë edhe kur ishte e shëruar.

Borakaj: E keni parë në 2005-2006 kur keni shërbyer?

Jaku: Jo se unë vetë për tu bërë Françeskan kam hyrë në Kuvend në 1993-in, që në atë kohë mbaj mend, pak përpara para se të vija si superior i Françeskanëve. Shumë njerëz thonë dhe tregojnë mrekulli nga më të ndryshmet. Një grua e cila është bijë këtu është martuar diku tjetër e kishte humbur komplet shikimin. E sollën këtu, u lutën me shpirt e fitoi dritën e syve.

Ajo është gjallë edhe sot. Një tjetër më ka treguar një punëtor i joni, që ishte një zotëri prej Mirditës dhe ishte në ndjekje të policisë, dhe ai e kishte bërë niet të vinte të lutej këtu dhe erdhi. E vuri re prej larg se policia po e ndiqte, dhe ndryshoi rrugë u fut nga përroi i Kishës, dhe thotë ky punëtori jonë u bë i gjithë vendi mjegull, dhe as policët nuk e shihnin njëri-tjetrin.

Borakaj: E pabesueshme!

Jaku: Dhe thotë që policët u kthyen mbrapsh. Siç duket ai i ka rënë rreth e rreth dhe ka shkuar në shtëpinë e vet. Aq të fortë e ka patur besimin sa Zoti e ka ndihmuar të humbasë gjurmët.

ME TE LEXUARAT