Tea Trifoni e tregon publikisht: Ja çfarë më bezdis tek partneri

Showbiz

Tea Trifoni e tregon publikisht: Ja çfarë më bezdis tek

Para disa kohësh, Tea Trifoni foli publikisht për lidhjen e saj të re dhe djalin që i ka fituar zemrën. E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

Po ashtu ajo ka folur sërish për partnerin e saj në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë ajo, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.


“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” së bashku me Fatman, Kristan dhe Olesian të cilat janë po ashtu pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” për të folur për shumë rreth angazhimeve të tyre si dhe jetës personale.

E pyetur se çfarë e bezdis më shumë në marrëdhënien me partnerin, Tea tregoi se nuk i pëlqen shumë kjo ideja që meshkujt kanë, e mbrojtjes së një vajze, gjatë një lidhjeje, duke shtuar se i duket si truprojë.

“Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, dua të më ndihmojnë. Por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.

ME TE LEXUARAT