"Tregoi burrëri", Igli zbulon gjestin që bëri Donaldi kur po fliste për ndarjen me Borën

Showbiz

"Tregoi burrëri", Igli zbulon gjestin që bëri Donaldi

Aktori Igli Zarka qëndroi pak ditë në shtëpinë e “Big Brother” por arriti të ketë kontakte me konkurrentët dhe t’i njohë sado pak.

Ai u largua për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa sot i ftuar në “Ftesë në 5” dha mendimin për disa prej banorëve.

"Tregoi burrëri", Igli zbulon gjestin që bëri Donaldi

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi. “E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai, ndërsa më tej komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit.

Së pari, ai thotë se nuk sheh asnjë trekëndësh, pasi “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”.

"Tregoi burrëri", Igli zbulon gjestin që bëri Donaldi

Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie.

Igli Zarka tregon për një detaj, që e komenton sipas tij, si një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.

ME TE LEXUARAT