U përfol se është në një lidhje me Atdheun, Bora Zemani nuk hesht më (Foto)

Showbiz

U përfol se është në një lidhje me Atdheun, Bora Zemani

Bora Zemani prej muajsh është ndarë nga Donald Veshaj dhe menjëherë pas kësaj, dolën zërat se moderatorja është në lidhje me Atdhe Xharavinën. Ky i fundit, ish- konkurrent i “Për’puthen”, shpesh herë ka lënë përshtypjen që ajo që ndjen ndaj Borës, nuk është vetëm respekt, por më shumë se kaq.

Postimet për këtë kanë qenë të shumta, për të lindur dyshimet. Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj kohe, Bora nuk ka reaguar. Ndoshta ka dashur të injorojë “propozimet” e djalit nga Kosova, apo ka qenë një lojë e tyre, sepse, mes tyre lidhje nuk ka. Të paktën kështu tha Bora Zemani, pasi u pyet në‘‘ask” nga ndjekësit.

U përfol se është në një lidhje me Atdheun, Bora Zemani

“A je single, apo në një lidhje? Je yll, të adhuroj se je vajzë e fortë dhe je shembull”, pyet ndjekësi.
“100% single dhe e fokusuar tërësisht tek Arbori dhe puna!”, u përgjigj ajo.

ME TE LEXUARAT