U rrëmbye, Kozaku përgënjeshtron Stresin publikisht: Nuk më ke shpëtuar ti, ty të kanë sharë ata

Showbiz

U rrëmbye, Kozaku përgënjeshtron Stresin publikisht: Nuk më

Kozaku ka dalë sërish në një lidhje live në Instagram ku ka shpjeguar edhe njëherë versionin e tij të historisë të rrëmbimit dhe arsyen që qëndron pas kësaj ngjarjeje. Reperi, i njohur ndryshe dhe si mbreti i Instagramit, iu përgjigj ndër të tjera dhe Stresit, pasi tha se kishte qenë pikërisht ai që ka ndërmjetësuar për lirimin e tij.

“Thjesht kanë dashur ta trembin, unë ndërhyra direkt dhe e lëshuan. Sepse njoh familjarët e tij e bëra për të ndërhyrë tek ata djemtë.

Me dhanë fjalën e burrit që nuk do ta lëndojnë dhe ashtu ndodhi.” ka thënë mes të tjerash Stresi.

Ndërkohë, Kozaku tha: “Më ka shpëtuar vetvetja, njerëzit e mi por jo njeri tjetër. Të mos dalë askush të marrë lëvdata. Ty të kanë sharë ata. Nuk iu gënjen Kozaku pasha familjen, kam parë punën time duke bërë emisione dhe duke qeshur.


Të gjithë ata që kanë gisht të gjithë po dalin, keni me dhënë deklarime për çdo gjë që më keni bërë mua. Duroni. Unë rroj vetëm për një sedër.”, tha Kozaku. Ai thotë se Fabio Dushku e ka bërë çdo gjë për famë./ABC

ME TE LEXUARAT