U tha se nuk e ka paguar për videoklipin, Mevlani "përballet" me Shqipen: Mos harro se...

Showbiz

U tha se nuk e ka paguar për videoklipin, Mevlani

Mevlan Shaba pas pothuajse 1 viti ka sjellë në mendje situatën me Shqipen, për lekët e videoklipit. Kujtojmë se kjo e fundit ka thënë në shumë intervista se Mevlani i ka lekë borxh, pasi nuk e pagoi për punën që ka bërë në këngën “Love story”. Ish- konkurrenti i përputhen, në një intervistë së fundmi ka treguar të vërtetën, ndërsa i drejtohet Shqipes.

“Unë eci me këtë parim: ndodhi edhe kam fakte. Këtë gjë e dimë unë, Zoti dhe Shqipja. Nuk kam reaguar në rrjete sociale sepse më është dukur shumë fëmijënore. Shqipja dëgjoi një demo të këngës ’Love Story’(Shuj Shuj) dhe më thoshte gjithmonë do vij unë te klipi, do vishemi si arab se ka tendence arabe muzika, etj. I thashë nëse do vish ti do të paguaj njësoj si gjithë të tjerët e stafit dhe pranoi.

E kam përcjellë deri në shtëpi dhe mos e harro Shqipe (i drejtohet asaj), të kam thënë ’Urdhëro lekët’ e më the ’Jo o lali nuk të marr lekë unë ty’. Mos harro se ke thënë që je dhe besimtare, nuk gënjej unë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për ta mbyllyr si temë. inati i Shqipes është që kur u pyeta në program, unë thashë që Shqipja më ka kërkuar të jetë në videoklip. Ajo se përtypi dot se po të kisha thënë që unë e ftova, kjo temë s’do ekzistonte. Edhe nëse i do hajde, veç mos fol më”, tha Mevlani.

ME TE LEXUARAT