U zu me fqinjën, policia i troket në shtëpi deputetes shqiptare

Showbiz

U zu me fqinjën, policia i troket në shtëpi deputetes shqiptare

Aktorja dhe deputetja e njohur, Adriana Matoshi është përfshirë së fundmi në një zënkë me fqinjën e saj.
Shkak për këtë është bërë qeni i Adrianës.

Ngjarjen e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në “Facebook” ku ka treguar se policia i ka mbërritur në shtëpi pasi fqinja e saj ishte ankuar. Ndër të tjera, ajo ka deklaruar se fqinja i ka sulmuar qenin me shapka dhe i ka thënë të bijës 9-vjeçare se do t’i vrasë qenin.

“Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane! Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje! Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme…Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ?Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve”, ka shkruar Adriana.

ME TE LEXUARAT