“Vetëm në aeroportin e Rinasit nuk ka stendë librash”, acarohet Bes Kallaku

Showbiz

“Vetëm në aeroportin e Rinasit nuk ka stendë

Aktori i humorit, Bes Kallaku, së fundmi ka nisur të kritikojë shumë qeverinë dhe vendin tonë, për mënyrën e jetesës. Së fundmi, nga aeroporti i Rinasit, Kallaku preku një tjetër problematikë në vendin tonë, duke shkruar me tone të revoltuara.

Përmes një Instagram story, ai shkruan se vetëm në aeroportin e Rinasit nuk ka stendë librash, duke ritheksuar problemin e kafeneve në Shqipëri, që nuk mungojnë askund.  “Aeroporti i Rinasit, mund të jetë nga të vetmit ku nuk ka asnjë stendë librash. Një librari që ishte, nuk është më. Veç kafe, kafe, kafe. Gjeni naj cep, vendosni naj libër diku!”, shkruan ai.

“Vetëm në aeroportin e Rinasit nuk ka stendë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bes Kallaku në monologun e përjavshëm në emisionin Koshere, shpesh ka shprehur revoltën për vendin tonë, teksa rithekson se dëshiron të largohet.

ME TE LEXUARAT