Erion Braçe nxjerr videon magjepsëse: Nuk janë avionë gjuajtës, janë pelikanët e Divjakës

Soft

Erion Braçe nxjerr videon magjepsëse: Nuk janë avionë

Zv.kryeministri Erjon Braçe ka publikuar një video në të cilën shfaqen pelikanët e Divjakës duke fluturuar pranë kullës të lartë e cila ndodhet në Parkun e Divjakës.

Për specien karakteristike të zonës, Braçe me ironi thotë se nuk janë avionë, as skuadrile avionësh gjuajtës, por pelikanë.

Braçe shkruan më tej se disa të tjerë mburren se ju shkojnë flamingot në hotel, duke iu referuar disa pamjeve të sotme nga plazhi i Pishporos, por Divjaka “mburret” me pelikanin unik të zonës. 

Postimi i Erion Braçes

“NUK JANE AVIONE!

AS SKUADRILIE AVIONESH GJUAJTES!

JANE PELIKANET E #DIVJAKES!

Te tjeret mburren se ju shkojne flamingot ne motel, ne kemi ne shtepi-DIVJAKE,

PELIKANIN UNIK!

VO: video e @andi_zhuka nen #KULLA360G”, shkruan Erion Braçe

ME TE LEXUARAT