Gjarpërinjtë i kishin pushtuar shtëpinë qytetares, ekipi i shpëtimit: Gjetëm 59 të vegjël dhe 22 të mëdhenj

Soft

Gjarpërinjtë i kishin pushtuar shtëpinë qytetares, ekipi i

100 gjarpërinj në një shtëpi, duket si një skenë filmi, por në fakt është e vërtetë. Një grua e alarmuar ka lajmëruar një ekip shpëtimi zvarranikës për gjarpërinjtë, të cilit kishin pushtuar shtëpinë e saj.

Ekspertët kanë mbërritur në vendin e denoncuar dhe kanë gjetur mbi 90 gjarpërinj të mëdhenj dhe të vegjël, duke u shokuar nga ajo që panë. “Javën e kaluar mora një telefonatë nga një zonjë që tha se kishte gjarpërinj në shtëpinë e saj. 3 orë e 45 minuta më vonë kjo është ajo me të cilën kam dalë, 59 gjarpërinj të vegjël dhe 22 të mëdhenj”, shkroi drejtori i shpëtimit Alan Ëolf në një postim në Facebook.

Ëolf u kthye dy herë në shtëpi dhe nxori shtatë gjarpërinj të tjerë. Sidoqoftë, Ëolf ka arsye të besojë se nuk ishte i fundit nga zvarranikët. Themeli i shtëpisë u ndërtua rreth shkëmbinjve dhe gjarpërinjtë “mund të vijnë e të shkojnë si të duan”, tha ai, sipas HuffPost. /Express

ME TE LEXUARAT