“Gruaja më tradhtoi, 1 javë më pas unë bëra të njëjtën gjë me shoqen e saj”, 40-vjeçari rrëfen hakmarrjen

Soft

“Gruaja më tradhtoi, 1 javë më pas unë bëra

Një histori hakmarrje ka ardhur në inbox-in e “Diedre”, psikologes së “The Sun. Një burrë, 40-vjeçar shkruan: E dashur Diedre, prej disa kohësh kryej marrëdhënie seksuale me një police e cila është shoqja e gruas sime. Nuk ndihem aspak në faj, pasi ajo më tradhtoi vitin që shkoi. Jam 40-vjeç, gruaja është 42 dhe jemi bashkë prej 12 vitesh dhe kemi një djalë 10-vjeç.

E zbulova tradhtinë e gruas time rastësisht. Kisha telefonin e saj në dorë kur erdhi një njoftim nga një shoku im.  E hapa mesazhin dhe pashë që ata kishin një lidhje bashkë. Sigurisht e fola me gruan time këtë që kisha parë.

Ndërkohë, një javë pas ngjarjes, shkova në polici pasi isha dëshmitar i një aksidenti automobilistik Aty takova shoqen e gruas. Ajo është 35-vjeçe dhe beqare. Ishte shumë e sjellshme dhe më dha numrin e saj të telefonit. Të nesermën nuk hezitova, e telefonova dhe ajo më ftoi në shtëpinë e saj. Aty nuk prita shumë dhe bëra një hap dhe pa kuptuar ishim në krevatin e saj. Po e shijoj këtë lidhje

Diedre u përgjigj: Nëse je i lumtur me këtë që po ndodh, pse po më shkruan? Unë kurrë nuk e miratoj tradhtinë. E kuptoj gruaja të tradhtoi, por dy të gabuara nuk çojnë në diçka të rregullt. Përpos kësaj, në mes është një fëmijë. Thuaj shoqes tëndë që do të fokusohesh në martesë tëndë. Mos e përdor më atë për këtë lojë të pistë. Fol edhe me gruan tëndë.

ME TE LEXUARAT