Guri i çmuar me vlerë 100 milionë dollarë gjendet rastësisht në oborrin e një shtëpie

Soft

Guri i çmuar me vlerë 100 milionë dollarë gjendet

Autoritetet në Sri Lanka raportojnë se guri më i madh i zafirit ndonjëherë, është gjetur krejt rastësisht në oborrin e një shtëpie.

Ata e kanë mësuar lajmin nga një person, i cili e gjeti zafirin në oborrin e shtëpisë së tij teksa bashkë me disa punëtorë po gërmonte për të hapur një pus.

Ekspertët thonë se guri ka një vlerë deri në 100 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar dhe peshon rreth 510 kilogramë.

“Unë kurrë më parë nuk kam parë një gur kaq të madh. Ky është formuar ndoshta rreth 400 milionë vjet më parë”, tha për BBC Gamini Zoysa, gjeolog i njohur.

ME TE LEXUARAT