Ka kaluar “Fast and Fourious”, ky film mban vendin e parë përsa i përket fitimeve

Soft

Ka kaluar “Fast and Fourious”, ky film mban vendin e parë

4.6 milionë dollarë nga shitja e bileta i shtohen arkëtimeve të “Fast and Fourious: the final saga” vetëm këtë fundjavë, në një total prej 163 milionë dollarë nga shfaqja në kinema 5 javë më parë.

Edhe pse në vend të parë fundjavën e shkuar, “Space Jam: A new Legacy JAM” ra në vendin e katërt, me 9.6 milionë dollarë arkëtime, me shitjet e biletave që ranë me 70% nga fundjava e premierës. Duket se kurioziteti u shua.

“Black Widow ” mbetet në vendin e tretë me arkëtime prej 150 milionë dollarësh, prej të cilave 11.6 milionë vetëm këtë fundjavë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Filmi amerikan me superheronj, “Snake Eyes” zuri vendin e dytë me arkëtime përtej pritshmërive, 13.4 milionë dollarë.

Filmi “Old” është kampioni i ri. Thrilleri flet për një familje, në pushime tropikale, në një plazh të pabanuar. Por plazhi ka një mister që familja e zbuloi duke u relaksuar për pak orë në bregdet: shkakton plakjen e parakohshme. Kjo bën që e gjithë jeta të ezaurohet brenda një dite. Filmi ka arkëtuar 16.5 milionë dollarë që në fundjavën e premierës.

ME TE LEXUARAT