‘Çmenden’ temperaturat në vendin tonë, meteorologu bën parashikimin për fundjavë

Soft

‘Çmenden’ temperaturat në vendin tonë, meteorologu

Meterologu Hakil Osmani, bën me dije se vendi ynë gjatë kësaj fundjave do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.Zonat bregdetare dhe Ultësira Perëndimore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa në zonat malore vranësirat gjatë ditës së nesërme në orët e mesditës pritet të krijojnë mundësinë e reshjeve të pakta dhe të izoluara të shiut po në zonat veriore.

Ndërsa dita e dielë mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.Sa i përket vlerave termike pritet të ketë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që maksimumet të shkojnë në Ultësirën Perëndimore të shkojnë deri në 35-gradë Celsius, ndërsa vlerat minimale në zonat malore pritet të regjistrohen deri në 12 gradë celsius.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nesër pritet të kenë prezencë të vranësirave në orët e mesditës që do të krijojnë mundësi për reshjeve të pakta shiu që gjithashtu pritet të jenë edhe në formën e rrebesheve , ndërsa mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit që do të vijojë edhe gjatë ditës së dielë.Sa i përket vlerave termike edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut maksimumet do të shkojnë deri në 30 gradë celsius ndërsa vlerat minimale gjatë kësaj fundjave do të luhaten nga 12 në 13 gradë celsius.

ME TE LEXUARAT