Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja çfarë duhet të keni parasysh

Soft

Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja

Të krijosh një lidhje të shëndetshme, duke u dashuruar çdo ditë e më shumë, është shumë e vështirë. Zakonisht një nga partnerët, apo edhe të dy, kanë egoizmin, papjekurinë, nuk e njohin çfarë është dashuria, duke shkatërruar mendjen dhe jetën e secilit, dhe vetes. Ekspertët kanë publikuar së fundmi 10 këshilla që ju drejtojnë drejt një lidhje të bukur dhe shumë të shëndetshme.

Artikulli nisi me këshillën e parë, “Ji realiste në ato që kërkon dhe ëndërron”. Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bësh në lidhje është që të pranosh partnerin për atë që është, pa dashur që ta ndryshosh.

Komunikoni sa më shumë me njëri- tjetrin, pasi ky është çelsi i një marrëdhënie të shëndetshme. Nëse vazhdimisht kërkon të shmangësh sqarimin, apo të anashkalosh detaje apo gjëra që të shqetësojnë, ju padashur po krijoni një mur me partnerin dhe pasojat nuk do ju pëlqejnë.

Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja

Merr kohën tënde. Merre me qetësi. Shijo momentin, mos i nxit gjërat, mos kërko të bësh diçka që kërkon kohën e saj. Jeto të tashmen.

Dëgjoje partnerin, në çdo gjë që të thotë dhe të tregon. Mos e ndërprit! Kuptoje se çfarë po tenton të të thotë.

Bëj sa më shumë pyetje. Trego interes në lidhje me eksperiencat e ndryshme, jo vetëm në lidhje me dashurinë. Pyete për ndjenjat, opinione mbi tema të ndryshme, interesat që ka. Mos u lodh të pyesësh, pa i ushtruar presion.

Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja

Ndaj me të informacione, tregoi se kush je, çfarë të pëlqen, çfarë të mërzit dhe kërko të njëjtën gjë nga ai. Por bëj kujdes, mos e lodh duke kërkuar gjëra që nuk janë të nevojshme që në fillim. Mos harro se koha flet vetë.

Ji fleksible. Pranoi ndryshimet, ndonëse trembesh shpesh prej tyre. Lidhjet e shëndetshme lejojnë ndryshime, pasi kjo është pjesë e rritjes.

Mos harro të kujdesesh edhe për veten. Nëse ti nuk do veten tëndë, si mund të duash partnerin? Sa më shumë kohë dhe dashuri ti japësh vetes, aq e qetë dhe e lumtur do jesh përballë partnerit.

Krijo shoqëri dhe gjej kohë edhe për shoqërinë. Partneri juaj duhet ta di se tik e edhe hobi të tjera për veç tij.

Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja

Debatet nuk kanë pse të ndikojnë tek ju. Të gjithë çiftet kanë debate, zënka të mëdha. Ëshë çështje këndvështrimi, për aq kohë sa nuk ju dëmton ju dhe lidhjen. Fakti pse ai mendon ndryshe, nuk do të thotë se duhet të mos e pëlqesh më.

Mos reago shpejt. Mendo mirë për atë që do thuash. Nëse je me nerva, kontrolloje veten pasi pasojat mund të mos të të pëlqejnë.

Mos bullizo, gjyko dhe ofendo partnerin tënd. Gjuha duhet të jetë mirëkuptuese gjithmonë. Luftoni bashkë kundër problemit, jo me njëri- tjetrin

Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja

Fokusohu në problemin aktual. Mos e lidh një situatë me një tjetër, kjo do shkatërrojë gjithçka.

PRanoje fajin dhe gabimet që bën. Në dashuri nuk ka krenari, por ka mirëkuptim dhe ndjenja. Mbylleni diskutimin duke kërkuar falje.

Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja

Ji e dashur dhe shprehi ndjenjat shpesh. Një lidhje funksionin gjithmonë mirë nëse çifti nuk lodhet së treguar për ndjenjat që ka, atë që pëlqen tek partneri. Thuaj fjalën e mirë dhe të ëmbël.

Jeta jotë nuk është vetëm për partnerin tënd. Dil me shoqërinë, punë, miq të tjerë, udhëtime me shoqet. Balancoje jetën! Është më mirë kështu.

Nëse dëshironi që lidhja juaj të funksionojë, ja

Ji vetvetja! Mos u përpiq të jesh ai që ai dëshiron, por ai të të dojë ty për atë që je, me të mirat dhe të këqijat. Do jetë më lehtë pë rtë ndërtuar një marrëdhënie reale./Amherstcollege

ME TE LEXUARAT