Si të qendrojmë të freskët gjatë ditëve të nxehta të verës

Soft

Si të qendrojmë të freskët gjatë ditëve të

Sipas sinoptikanëve, nesër vendi ynë do të pushtohet nga i nxehti ekstrem, me temperaturat që do të shkojnë deri në 42 °C.

Prandaj po ju listojmë 8 mënyra të thjeshta për të qendruar sa më të freskët në këto ditë përvëluese:

1.Pini sa më shumë ujë, mbajeni trupin të hidratuar.

2.Hani sasinë e nevojshme të ushqimit por mos konsumoni alkool, pasi kjo përkeqëson gjendjen tuaj.

3.Vishni një bluzë të njomë.

Në mënyrë që uji të avullojë, duhet të ketë energji termike. Kjo energji do të vijë nga nxehtësia e trupit tuaj. Gjë që do t'ju ftohë dhe do të ulë temperaturën e trupit.

4.Nëse nuk është e nevojshme mos dilni nga shtëpia gjatë orëve kur temperatura është ekstremisht e lartë dhe përpiquni të qendroni  përgjithësisht në vende të freskëta.

5.Vendosni duart në një legen me ujë të ftohtë

Kur temperatura e trupit rritet, gjaku "shkon" në sipërfaqen e lëkurës për të qenë më afër ajrit dhe për t'u ftohur më lehtë. Sapo temperatura e trupit të kthehet në normale, rrjedha e gjakut në duart tuaja do të ulet dhe do të ndiheni të freskët.

6.Vishni rroba të gjera, të lehta dhe me ngjyra të hapura

7.Shmangni veshjet e ngushta. Zgjidhni rroba  të gjera dhe  të lehta.

8.Bëni dushe të shpeshta

Në momentin që ndjeni vapë, është mirë të bëni një dush të freskët, por jo domosdoshmërisht me ujë shumë të ftohtë, sepse trupi juaj do të reagojë ndaj ndryshimit drastik të temperaturës dhe do të përpiqet të mbajë nxehtësinë.

 

 

ME TE LEXUARAT