Trupi juaj ka nevojë për pushim nëse keni këto shqetësime

Soft

Trupi juaj ka nevojë për pushim nëse keni këto

Trupi kërkon balancë, lodhje por edhe qetësi. Nëse punoni çdo ditë, kushtojini rëndësi edhe pjesës së pushimit. Trupi ka nevojë për të dyja, ndaj mos e anashkaloni. Madje, nëse ju e teproni së punuari, trupi juaj kërkon ndihmë vetë.

Pagjumësia; Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar. Për shembull, aktiviteti i tepëruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor. Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme. Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë pasive, duhet ta marrin shtruar me aktivitetin fizik e të mos stërmundohen. Ata duhet të marrin një ose dy ditë pushim mes çdo seance ose aktiviteti fizik. Kjo kohë do u japë mundësi muskujve që të rikuperohen dhe gjumit të jetë më i paqtë.

Rrahjet e zemrës; Një shenjë tjetër që tregon se trupi ka nevojë të pushojë ka të bëjë me rrahjet e zemrës. Kur trupi pushon, rrahjet e zemrës duhet të jenë më të ulëta. Zemra e një të rrituri rreh nga 60 deri në 100 herë në minutë. Sa më të ulëta të jenë rrahjet e zemrës kur trupi pushon aq më mirë funksionon zemra. Nëse këto rrahje janë më të larta se 100, atëherë trupi po punon më fort për të shpërndarë oksigjenin në organe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupi juaj ka nevojë për pushim nëse keni këto

Dhimbjet; Kontraktimet e muskujve, dhimbjet e kyçeve apo të kokës janë tregues se trupi mezi po qëndron në këmbë. Përpos tyre, këto shenja tregojnë se në organizëm mund të ketë inflamacion. Këto dhimbje, bashkë me inflamacionin mund të trajtohen me ibuprofen ose me acide yndyrore omega-3. Burimet më të mira të këtyre acideve yndyrore janë salmoni, sardelet, arrat dhe farat.

Trupi juaj ka nevojë për pushim nëse keni këto

Oreksi; Kur trupi është i lodhur, pasojat i vuan edhe oreksi. Ju mund të ndiheni tepër të lodhur për të gatuar ose keni mungesë oreksi. Përpos pushimit, duhet të siguroheni që do të ushqeheni mjaftueshëm dhe shëndetshëm por edhe të hidratoheni. Mungesa e ushqimeve shteron energjitë, shkakton rënie flokësh, ul temperaturën e trupit e nxit të dridhurat e marramendjen./AgroËeb

 

ME TE LEXUARAT