U grabit 5 vite më parë, jepet shpërblim 100 mijë dollarë për gjetjen e tualetit të artë

Soft

U grabit 5 vite më parë, jepet shpërblim 100 mijë

Ende asnjë gjurmë nga “tualeti i artë”, vepra prej 5 milion dollarësh që u grabit nga ambientet e muzeut “Blenim Palas” në Britaninë e Madhe në vitin 2016. I quajtur ndryshe “Amerika”, tualeti prej ari 18 karat dyshohet se është shitur në tregun e zi. Siguruesit e veprës ofrojnë shpërblim deri në 100,000 $ për këdo që jep informacion për grabitësit.

Dy vjet pas grabitjes, ende nuk ka asnjë shenjë nga tualeti i artë, vepra e artit e grabitur nga ambientet e muzeut “Blenim Palas” në Britaninë e Madhe në vitin 2016. I quajtur ndryshe “Amerika”, tualeti prej ari 18 karat vlerësohet në shumën e 5 milionë dollarëve. Siguruesit e veprës kanë është ofruar një shpërblim deri në 100,000 $ për këdo që jep informacion për grabitësit. 

Drejtori i Kompanisë së Sigurimeve, Philip Austin tha: "Askush nuk ka dalë ende për paratë e shpërblimit ... Fillimisht kishte shumë kërkime, por tani gjithçka është qetësuar." 

Ndërsa policia e “Thames Valley” konfirmoi se shtatë të arrestuarit ishin liruar dhe se hetimet vazhdojnë.  Më herët në 2019, detektivi Charley Hill hodhi dyshimin se tualeti ishte copëtuar dhe më pas ari është shkrirë e shitur në tregun e zi.

ME TE LEXUARAT