2 vite nga vdekja e tij “çmenden” tifozët , janë të bindur se kanë parë Maradonën duke bërë stërvitje

Sport

2 vite nga vdekja e tij “çmenden” tifozët , janë

Një pjesë e tifozëve të futbollit janë të bindur se kanë parë legjendën e futbollit Diego Maradona në terrenin stërvitor të Dundee United.

Maradona u nda nga jeta nga një atak në zemër në nëntor 2020 në shtëpinë e tij në Bueno Aires, në moshën 60-vjeçare. Megjithatë, duket se jo shumë janë të bindur se i madhi i futbollit nuk është më, gati dy vjet pasi ai u largua nga kjo botë.

“The Sun” raporton se disa tifozë të futbollit mendojnë se e kanë parë Maradonën duke bërë vrap në bazën stërvitore të Dundee United.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në videon e mëposhtme, duket një person i cili në fillim ishte i paidentifikuar me një model flokësh të ngjashëm me Maradonën dhe me tutat sportive të shkurtra si në kohën e legjendës argjentinase.

Në mënyrë të pabesueshme, njëriu misterioz vraponte dhe kishte të njëjtat lëvizje si ikona e futbollit botëror.

Ndërkohë, raportet locale sugjerojnë se figura në fjalë mund të jetë një student nga Universiteti St Andreë, ku stërvitet Dundee United.

ME TE LEXUARAT