Allegri e thotë hapur: Bëmë gabime, Juve pëson shumë gola

Sport

Allegri e thotë hapur: Bëmë gabime, Juve pëson shumë

Max Allegri, tekniku i Juventusit ka folur për mediat pas humbjes 2-0 ndaj Monzas.

“Nuk mendoj se kemi luajtur ndonjëherë si sot në pjesën e parë. Duhet menduar për të. Ne dolëm më mirë pas pushimit, por duhet të pranojmë përgjegjësinë për këtë paraqitje të përgjithshme. Në tri ndeshjet e fundit kemi pranuar 10 gola. Disa gola ishin shumë të lehtë. Bëmë shumë gabime, nuk patëm qëndrimin e duhur.Duhet të jemi të vetëdijshëm për vendin tonë në tabelë. Nuk i kemi 38 pikët që kemi fituar, por 23. Duhet të punojmë për situatën, që është realitet”,- tha ai.

ME TE LEXUARAT