Armand Duka shkruan për vdekjen e Ylli Mihalit: Lamtumirë, do të të kujtojmë me dashuri

Sport

Armand Duka shkruan për vdekjen e Ylli Mihalit: Lamtumirë, do të

Armand Duka ka reaguar menjëherë pasi u njoh me lajmin e vdekjess ë Ylli Mihalit, fizioterapistit të kombëtares shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, ngushëllon familjen, ndërsa e kujton 55-vjeçarin si një njeri me humor dhe shumë dashuri për të tjerët.

“Të dashur miq, pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19.

Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë.

Armand Duka shkruan për vdekjen e Ylli Mihalit: Lamtumirë, do të

Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”, shkruan Armand Duka

ME TE LEXUARAT