"Para aksidentit më tha të shkonim në Dubai", bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen

Sport

"Para aksidentit më tha të shkonim në Dubai",

Bashkëshortja e Michael Schumacher thyen heshtjen dhe flet në një dokumentar për Netfliks.

Pak kohë para se të ndodhte aksidenti me ski që e la me dëmtim të rëndë të trurit, Michael Schumacher i ishte ankuar bashkëshortes për borën në Alpe dhe kishte sugjeruar të shkonin në Dubai.

Corinna tani 52 vjeçe pranoi të thyente heshtjen 8 vjeçare për kushtet e shëndetit të ikonës së Formula Uno “Më mungon çdo ditë. Por jo vetëm mua, familjes, fëmijëve dhe çdo të afërmi”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidenti që la në koma për 6 muaj kampionin e Formula Uno ndodhi në dhjetor 2013 në një resort turistik francez që prej asaj kohe Michael ndodhet nën kujdes në një shtëpi në Zvicër dhe familja është treguar e rezervuar për të dhënë detaje.

Përpara se të ndodhte aksidenti ai më tha: "Bora nuk është gjëja më e mirë. Ne mund të fluturojmë në Dubai dhe të shkojmë për zhytje atje".

"Para aksidentit më tha të shkonim në Dubai",

Corinna zbuloi se bashkëshorti i tij gjithmonë e vlerësonte privatësinë dhe kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur të heshtur.

Megjithatë ai zbuloi se e gjithë familja jetonte bashkë dhe merrnin pjesë në terapinë e Michael dhe të gjithë kujdeseshin për të.    

“Ne po përpiqemi të ecim para si familje siç donte Michael" tha ajo.

Corinna dhe Michael u martuan në 1995 dhe së bashku kanë dy fëmijë, Gina 24 dhe Mick 22 I cili po ndjek gjurmët e të atit në F1.

Edhe fëmijët shfaqen në dokumentar.

ME TE LEXUARAT